SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mbështetje turizmit rural, hapet nesër thirrja e katërt e programit IPARD II

Hapet më 10 janar thirrja e katërt e programit IPARD II që do të zgjasë deri më 25 shkurt 2022.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) informoi se aplikimet mund të dorëzohen nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë që kanë veprimtari brenda territorit shqiptar në fushat e prodhimit bujqësor /ose të agropërpunimit dhe rural që bien brenda masës 7.

Thirrja për të aplikuar haper për masën 7 e njohur si “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus turizmin rural dhe të natyrës, punimet e artizanatit dhe industrinë e manifaktures si dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 4.1 milion euro nga të cilat 75% ose 3.075 milionë euro kontribut i BE dhe 25% ose 1.025 milion euor kontribut i buxhetit të shtetit.

Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme që mbështet investimin me grante nga ky program, është 10 mijë euro ndërsa ajo maksimale 400 mijë euro.

“Një aplikant mund të përfitojë më shumë se një projekt investimi, por totali i kostove të pranueshme të investimeve për aplikant, për këtë masë nuk duhet ta kalojë vlerën prej 600,000 euro për të gjithë kohë zgjatjen e periudhës së programit. Përqindja e mbështetjes publike është e barabartë me:  65% të totalit të kostove të pranueshme të investimit”, thuhet në njoftimin e MBZHR.///

error: