77 vjet më parë në 17 nëntor të 1944 Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë, pas 19 ditë luftimesh të ashpra.
Nga “Ushtari i Panjohur” ku u zhvillua ceremonia për 77-vjetorin e Çlirimit të Tiranës nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tha se “jemi mbledhur këtu për të nderuar veprën dhe sakrificën e të gjithë patriotëve shqiptarë që 77 vite më parë mposhtën armikun për të na katapultuar triumfues në një epokë të re, me një botë mes kombeve të lira e mbi të gjitha për të mishëruar peshën e aktit të unitetit dhe të bashkimit. Por ka edhe nga ato histeri që duan të na përçajnë, duke dashur të bëjnë bashkë periudhën e errët të komunizmit të pasluftës me periudhën e artë të bashkimit dhe të sakrificës së luftës antifashiste nacional-çlirimtare”.
“Ne si Parti Socialiste bashkë me qytetarët e drejtë që dimë të gjykojmë historinë mbi fakte dhe jo mbi thashetheme dhe llafe. Mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e tyre është që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar për të ecur përpara në procesin e transformimit të Shqipërisë, të reformave të integrimit evropian si edhe ndërtimin e një shoqërie të lirë, të drejtë dhe të barabartë”, nënvizoi Seferi.
Nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj tha se Tirana është e të gjithëve, prandaj edhe kjo është një ditë shumë e veçantë.
“Tirana nuk është vetëm e tiranasve, Tirana është e të gjithëve, prandaj kjo është një ditë e gëzuar dhe mua mu bë zemra mal që e shikoj këtë shesh me simbolikë të veçantë, të mbushur plot. Monumentin e “Ushtarit të panjohur” nuk e gjejmë vetëm në Tiranë, por e gjejmë në disa kryeqytete në Europës, kjo tregon saktësisht që lufta Nacional Çlirimtare nuk ishte thjeshtë një lufte e partizanëve, por ajo u bë një luftë e të gjithë popullit shqiptar”, u shpreh Felaj.
Kryetari i Këshillit të qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi tha se “dhjetëra qytetarë kanë rënë në betejën për çlirimin e Tiranës. Ata i dhanë jetë kombit tonë. Për këtë arsye ne sot jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur sepse janë themelet e gjithçkaje në gjakun dhe sakrificën e të rënëve”.
Ndërkohë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar 77-vjetorin e çlirimit të Tiranës.
“Sot është dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve, që luftuan për çlirimin e qytetit duke qëndruar të bashkuar e duke punuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. “Gëzuar 17 Nëntorin, 77-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Sot është dita e Lirisë – dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve, që luftuan për çlirimin e qytetit, duke qëndruar të bashkuar e duke punuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë”, shprehet Veliaj.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI