SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memorie. Bajram Sina, ‘armiku’ imagjinar peshkatari dhe notari sarandiot, që vuajti 18 vjet në qelitë e Spaçit

Nga Thanas CAKA

Kjo ishte shtepia perballe Bibliotekes ku banonte familja e Dane Muskajt dhe familje te tjera Sarandiote.

Poshte kesaj shtepie ishte e ashtuquajtura “Dhoma e Lavdise”

Aty ekpozoheshin fotografi te ndryshme te atyre qe cilesoheshin armiq ,agjente, spiune te shteteve armike… Midis atyre fotografive ishte dhe nje foto e njerit prej djemve me te ndershem e me te bukur Sarandiote!

BAJRAM SINA.

Ishim komshinj. Dicitura poshte fotografise shkruante: “Tradhetari BAJRAM SINA tregon vendin ku ka fshehur plackat….Cfare ironie!!!

Ishte canta e tij e peshkimit…I rrethuar nga kater — pese oficere” triumfatore” per kete “sukses te madh”…

U akuzua per tentative arratisje.. E tregonin te shkembenjte poshte shtepise se Demateve te portokallet…prej nga gjoja ai do te arratisej…

Qesharake!!!!Per pjesen me te madhe te Sarandioteve! Sepse te gjithe e dinim se Bajrami ishte nje notar I shkelqyer…dhe po te donte te arratisej nuk do zgjidhte bregun poshte Turizmit.,..

U denua me 18 vjet burg.. Kreu denimin deri ne diten efundit ne burgun e tmerrshen te Spacit!

Jetoi pak vjet pas daljes nga burgu. Ne gjendje te keqe shpirterore. Dhe iku nga jeta i deshperuar!!

Fotografia e meposhteme u be shkas qe une te shpreh keto ndjenja ne kujtim te tij. Nje njeri te cilin e njihja nga afer e respektoja dhe admiroja …..Jo vetem une por te gjithe ata qe e kane njohur.

Nje viktime e pafajshme e diktatures se eger! BAJRAM SINA. /sarandaNews.al///

error: