E risjellë nga studjuesi i njohur Dorian KOÇI
MAGJIA ROMANTIKE E TEPELENËS.
Ishte gati ora tre e pasdites kur gjarpërimet e fundit të lodhshme të luginës na nxorën përpara malin e madh të Trebeshinës dhe fqinjin e tij, malin e Hormovës, që tani dukeshin qartë nga rrëza deri në majë.

Të dy lartoheshin qetësisht me nuanca vjollcë të ndezur nënë majat e mbuluara nga dëbora vezulluese. Nën ta bashkimi i dy lumenjve të Vjosës dhe Bënçës, krijon kepin e Tepelenës, ku pallati me muret e rrënuara e xhamia me tone të argjendta i japin skenës (një nga sublimet e më të thjeshtat në Shqipëri dhe, pa dyshim, e ngarkuar me lidhje historike të lashta e të reja), një aureolë të çuditshme romantizmi ëndërrimtar. (Edward Lear. Journals of a Landscape painter in Albania etc., London, Richard Bentley, 1851.) ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI