SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE.Kulturë.Në përvjetorin e vdekjes së Nikos Kazanzakis

Nga Albert VATAJ

U përjashtua nga Kisha i gjallë dhe i vdekur, por arriti, megjithëse në moshë të thyer të zinte një vend të merituar në thesarin e letërsisë botërore, jo si një “heretik”, por si një shpirt i trazuar që la gjurmë drite në udhën e përjetësisë.

Ndoshta nuk është edhe aq e andshme të nisësh një shkurtimë shprehëse për Nikos Kazantzakis, filozofin, poetin, romancierin, estetin, dramaturgun, tekstshkruesin grek më të përkthyer në shekullin XX, me çfarë shkruhet në epitafin e tij në Heraklion: “… Unë nuk shpresoj për asgjë. Nuk kam frikë nga asgjë. Unë jam i lirë.”, por është vetë ajo çfarë sintetizon gjithë aktin krijues që ai la në testamentin e letërsisë greke dhe botërore.

Në ato fjalë të skalitura në mermerin e varrit të tij ai la tharmin e të kuptuarit të themeltë të një vepre, e cila edhe pse u keqkuptua dhe u keqinterpretua, u shpall si herezi, ishte dhe mbeti një monument i shpirtit krijues në thelb të së cilës qëndron njerëzorja.///

error: