Nga Shkëlqim HAJNO
Megjithë anatemimet e herëpashershme se po harrohen figurat kontributore per Sarandën, duket se Bashkia dhe Këshilli Bashkiak, kanë vlerësuar së fundi kontributet e shquara të një humanisteje dhe filantrope italiane në periudhën pas viteve ’90 në qytetin bregdetar, që përkon edhe me 30-vjetorin e pranisë së Misionit Motrat Marcelline këtu.
Ajo është Motër DANIELEA SILVESTIRNI e cila erdhi rreth mbi tre dekada me parë në Sarandën e varfër për të kuruar sadopak nga pasojat sociale të një varfërie dramatike të këtij qyteti.
Erdhi nga Milano ku u lind, me Misionin e Mortave Marcellina dhe preku me dorë plagët e Sarandës.
U bë zëdhënësja e halleve sociale të këtij qyteti si një banore aktive dhe e devotshme e tij dhe kryesoi ngritjen e nje Qendre jo thesht religjioze, por shumë me tepër se kaq: një Qendre Sociale e Kulturore që ofroi kurse dhe kopshte për të mësuar fëmijët e familjeve më të vobekta te Sarandës, këtij qyteti me kontraste të mëdha sociale dhe ekonomike.
U bë natyrshëm nje arkitekte modeste e kurimit te varfërisë dhe shtresave më në nevojë. duke mbetur nje yll i dhembshurisë ndaj të dobëtve dhe kontributeve të shumta për Sarandën, me empatinë e njohur te saj dhe shpirtin e madh prej Nënë Tereze!
Ndjehemi mirë për gjeste të tilla vlerësimi. Motër Daniela ishte sa italiane edhe shqiptare.
Saranda, nuk i harron kontributorët dhe filantropët e rrallë të saj.
Tani, sa herë do të shkojmë pranë Miniparkut “Daniela Silvestrini” në lagjen Nr.4, do të themi me vehte :
E PAHARRUAR MOTËR DANILEA , MISIONARJA DHE FILANTROIPJA ITALO- SARANDIOTE!
Faleminderit edhe Këshillit Bashkiak për vëmendjen ndaj vlerave të Qytetit, për memorien dhe ndjeshmërinë kulturore, politike e sociale ! /(SarandaNews.al)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI