Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot 469-vjetorin e librit të parë në gjuhën shqipe.
“Sot është ditëlindja e librit në gjuhën shqipe”, theksoi Begaj në një reagim në rrjetet sociale.“Më 5 janar të vitit 1555 Gjon Buzuku përfundoi së shkruari librin e parë në gjuhën shqipe: “Meshari””, nënvizoi Presidenti Begaj.Vetë autori, dom Gjon Buzuku shkroi në pasthënien e “Mesharit”, kësaj vepre monumentale të gjuhës shqipe, se e nisi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi së shkruari më 5 janar 1555.
Në vitin 1740 “Mesharin” e zbuloi në Bibliotekën e Propaganda Fide-s, afër Romës, ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.
Kopje të “Mesharit” gjenden edhe në Bibliotekën Kombëtare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI