Partia Demokratike reagoi sërish sot lidhur me menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se “5 milionë dollarë që propagandohen si “bamirësi” për Parkun e Butrintit nga fondacioni, nuk janë gjë tjetër veçse paratë fillestare qe i duhen vetë fondacionit për të ndërtuar struktura si qendër vizitorësh, bare, restorante që më pas do i përdorë për përfitime ekonomike dhe në kurriz të trashëgimisë kulturore”.
Sipas Zhupës, “në marrëveshje tregohet që: ‘Nevojitet një investim total kapital prej 7.5 milionë USD, ku 39% e të cilit do të shpenzohet për konservimin e sajtit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët dhe stafin’”.
“Pra 2.9 milionë dollarë i duhen sitit edhe sipas vetë marrësve të konçensionit për konservimin e tij. 4.6 milionë dollarë duhen për ndërtimet e reja nga të cilat do shkatërrohet parku, por do pasurohet privati! Pra privati nuk dhuron asgjë, thjesht fut shumën e investimit në një biznes të ri shumë fitimprurës për veten e tyre. Aktualisht Butrinti ka në arkën e tij 2 milionë dollarë, që janë mjaftueshëm për të bërë konservimin e sitit dhe plus të paktën 1.5 milionë dollarë që janë minimumi nga te ardhurat e pritshme deri në fund 2022, edhe pa ndryshuar çmimet e biletave siç parashikon fondacioni”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI