Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti për sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe të shkurtra me diell.
Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar.
Përkohësisht reshjet do te marrin formën e shtrëngatave, rrebesheve apo stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht përgjatë dhe përreth relieveve kodrinore dhe ato malore.
Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-5m/s. Valëzimi në bregdet 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/20 | Re shi / diell |
| Kukës | 6/16 | Re shi / diell |
| Lezhë | 10/21 | Re shi / diell |
| Dibër | 4/16 | Re shi / diell |
| Durrës | 12/20 | Re shi / diell |
| Tiranë | 12/21 | Re shi / diell |
| Elbasan | 12/19 | Re shi / diell |
| Berat | 10/21 | Re shi / diell |
| Vlorë | 9/18 | Re shi / diell |
| Korçë | 6/12 | Re shi / diell |
| Gjirokastër | 9/19 | Re shi / diell |
| Sarandë | 9/19 | Re shi / diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI