Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nuk ka një dosje për të.Gjatë një interviste në një studio televizive, Meta tha se Autoriteti e di shumë mirë kush është I.M. dhe se po luan me inicialet e shpik letra false.
Për sa i përket hetimit nga ana e SPAK për kontrata lobimi, Meta u shpreh se nuk kishte asnjë shqetësim, nga asnjë lloj hetimi.I pyetur mbi nismën e deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj per hartimin e një pakete ligjore për përjashtimin nga politika të personave që kanë mbajtur poste partiake në kohën e regjimit komunist, apo kanë qenë anëtar dhe bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit, Meta i cilësoi lojë të Edi Ramës.
Meta theksoi se të tilla lajme fabrikohen për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga disa çështje të ditës. /atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI