Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
Sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, bën të ditur MM.
MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.(Gjergji MIMA)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI