Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për shumë të huaj, të cilët kanë zgjedhur të punojnë dhe të jetojnë këtu.


Të tërhequr nga tradita dhe kultura shqiptare, ata janë integruar më së miri në shoqërinë shqiptare.
I tillë është rasti i britanikes Sara Payman, e cila është pasionuar pas muzikës shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale tingujt e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, të interpretuar nga Sara.
“Me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë”, u shpreh Rama.

E lindur në Kembrixh dhe e diplomuar për stomatologji, Sara la Britaninë e Madhe dhe u vendos në Shqipëri. Në intervista të mëparshme televizive ajo ka treguar tërheqjen e saj për kulturën shqiptare, veçanërisht për muzikën, të cilën e interpreton me pasion.(Maela MARINI).///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi