-Shpërndarja e dhuratave nga Babagjyshi, një traditë para Krishtlindjes që daton nga Mesjeta, u bë këtë vit në Pragë nën masat e rrepta për frenimin e përhapjes së COVID-19. Në rrethana normale, Shën Nikolasi, një person me mjekër të gjatë të bardhë, i veshur si peshkop dhe i shoqëruar nga një djall dhe një engjëll, shpërndan dhurata për fëmijët që i recitojnë poezi ose këngë.
Cirku i Pragës “La Putyka” ka zgjedhur ta parakalojë Shën Nikolasin e tij përmes makinave të ndaluara, për të ruajtur këtë traditë të rrezikuar si të gjitha festimet këtë vit nga masat antiCOVID.
“Për nëntë muaj, ne kemi kërkuar mënyra të ndryshme për t’iu afruar publikut”, tha drejtori i kompanisë, Rosta Novak. “Kjo është një mënyrë tjetër për të bërë gjërat në një kohë kur teatrot janë të mbyllura dhe ansamblet muzikorë nuk mund të interpretojnë”, shtoi ai.
Në përputhje me traditën, makinat së pari kaluan nëpër “ferr” duke kaluar midis “djajve” akrobatikë duke bërë numra me zjarr. Ata më pas arritën në “parajsë”, të mirëpritur nga engjëjt dhe më pas nga vetë Shën Nikolasi. Me të mbërritur, u shpërndanë dhurata, ndërkohë që fëmijët shtrinin duart nëpër xhamat e makinave për t’i kapur.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi