Pamjet e dy frigoriferëve të parë që kanë mbërritur në Selanik dhe që do të mbajnë dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit kanë ngjallur optimizëm në Greqi, ndërsa numri i vi.ktimave prej fillimit të pandemisë ka shkuar në mbi 4000, 96 prej të cilëve vetëm 24 orët e fundit.
Frigoriferët e veçantë që ndodhen në depot farmaceutike të qytetit dhe ku do të ketë masa të rrepta sigurie , janë në gjendje të mbajnë në temperaturën -70 grade sapo të mbërrijnë 15000 shishe secili, me përbërjen e vaksinës, ndërkohë që me një shishe bëhen 5 vaksinime, ndërsa priten edhe frigoriferë të tjerë në ditët në vijim që do të shpërndahen pranë qendrave të vaksinimit.
Kryeministri Mitsotakis duke folur për strategjinë e imunizimit të vendit ka dhënë disa detaje të operacionit të mbërritjes dhe shpërndarjes së vaksinave në Greqi, me emrin simbolik “Liria”.
Kyriakos Mitsotakis kryeministër i Greqisë: Besojmë se grupi i parë i vaksinave do të jetë në vendin tonë në 26 Dhjetor dhe nga 27 Dhjetori do të jemi në gjendje të kryejmë vaksinat e para në pesë spitale në Athinë dhe menjëherë më pas në Selanik. Do të ketë një përparësi të rreptë se kush nga bashkëqytetarët tanë duhet të vaksinohet i pari.”
Sipas një plani te autoriteteve shëndetësore të parët që do të vaksinohen janë një infermiere dhe një i moshuar, e më pas procesi do të vazhdoje me gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor dhe qytetarët e grupmoshës mbi 65 vjeç me synimin që deri në fund të qershorit të jetë vaksinuar 70% e popullsisë.
Vetë kryeministri grek me bashkëshorten e tij duke dhënë një mesazh ndaj skepticistëve dhe kundërshtuesve të procesit do të vaksinohen para kamerave të televizoneve greke në datën 28 dhjetor në një spital në Athinë.
Ndonëse numri i rasteve ditore të të prekurve është ulur , Greqia numëron mbi 525 të intubuar , ndërsa autoritetet kanë vendosur lockdoën me të rreptë për 3 zona të periferisë perëndimore të Athinës si dhe për qytetin e Kozanit pasi barra epidemiologjike është tepër shqetësuese në këto zona.
Në ndihmë të autoriteteve shëndetësore në javët ardhshme do të jenë edhe forcat e armatosura të cilat me personelin e tyre mjekësor do të kryejnë teste në 130 pika të vendit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI