– Në rritje janë rastet e COVID-19, në vend fqinj, Greqinë, ndërsa gjatë 24 orët e fundit janë raportuar 44 humbje jete dhe 2.727 raste të reja pozitive.
Ditën e djeshme është regjistruar një “bum” infektimesh, 4.696, numri më i lartë i shënuar ndonjëherë në vend, prej fillimit të pandemisë.
Vendet me numrin më të lartë të rasteve të reja ditore, janë kryeqyteti, Selaniku dhe Larisa.
Numri i pacientëve të shtruar në spital është 421, ku 357 prej tyre janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.
Numri total i humbjeve të jetëve është 15.938, ndërsa ai i infektimeve ka shkuar 742.170 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Pas shfaqjes së variantit delta, vendi u përfshi nga një tjetër valë të koronavirusit, duke bërë që të rriten në mënyrë drastike numri i infektimeve dhe viktimave. Megjithëse qeveria greke është munduar të mbajë situatën nën kontroll përmes masave të reja anti-COVID dhe procesit të vaksinimit, duket se koronavirusi ka “goditur” sërish./shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI