Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, është goditur një tjetër rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Border 11”.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor Kuç-Vlorë, shërbimet e Policisë të DVP Vlorë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M., me pasagjerë shtetasin M. S. dhe 3 shtetas afganë.
Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. M. dhe shtetasi M. S. po transportonin 3 shtetasit afganë, kundrejt pagesës, me qëllim që t’i ndihmonin ata për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe M. S., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”