Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e djeshme pamje mbresëlënëse të luginës së Vjosës në rubrikën “Beatiful Albania”. “Vjosa, sot e mbrojtur si ‘Park Natyror’ së shpejti në mbrojtje si ‘Park Kombëtar’”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Në 13 qershor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”. Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI