Në Nivicë Bubar te bashkise Himarë u sekuestruan nje sasi municioni luftarak dhe bimë narkotike.
Policia tha se Vijojnë kontrollet masive të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër.
Si rezultat i kontrolleve, sekuestrohet një sasi municioni luftarak, si dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sattiva.

Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Nivicë, në stanin e shtetasit A. M., kanë gjetur 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë cannabis sattiva.
-Në përfundim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Himarë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.//sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI