– Gati 30% e fëmijëve të moshës shkollore në Rajonin Europian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë mbipeshë ose obezë.Numri i fëmijëve që bëjnë pjesë në të dy kategoritë pritet të vazhdojë të rritet në vitet në vijim.
Gjetjet u zbuluan nga OBSH në zyrën e saj rajonale në Zagreb në fillimin e një rrjeti politikash për parandalimin e obezitetit tek fëmijët.”OBSH Europe” iu referua ”Raportit Evropian të Obezitetit 2022”, të cilin organizata e publikoi pak më shumë se një vit më parë.OBSH zbuloi se më shumë se gjysma e të rriturve në Evropë janë mbipeshë. Tek djemtë e moshës nga shtatë deri në nëntë, kjo shifër është 29%, dhe tek vajzat e së njëjtës moshë, 27%.
Njerëzit me një indeks të masës trupore (BMI) më të madh se 30 konsiderohen obezë; Klasifikimi i mbipeshës fillon me një BMI më të madh se 25. BMI llogaritet në bazë të gjatësisë dhe peshës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI