Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Reshjet me intensitet deri mesatar parashikohen kryesisht në zonën e veriperëndimit dhe relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 12-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/20 | Re shi diell |
| Kukës | 8/14 | Re shi diell |
| Lezhë | 14/20 | Re shi diell |
| Dibër | 9/15 | Re shi diell |
| Durrës | 11/20 | Re shi diell |
| Tiranë | 13/22 | Re shi diell |
| Elbasan | 10/20 | Re shi diell |
| Berat | 12/21 | Re shi diell |
| Vlorë | 13/19 | Re shi diell |
| Korçë | 8/12 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 9/19 | Re shi diell |
| Sarandë | 10/18 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI