– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet e larta malore të vendit.
Në këto zona në orët e nxehta të ditës dhe orët e pasdites, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje hera-herës fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/34 | Diell |
| Kukës | 20/29 | Diell re |
| Lezhë | 23/34 | Diell |
| Dibër | 18/32 | Diell re |
| Durrës | 20/34 | Diell |
| Tiranë | 23/32 | Diell |
| Elbasan | 21/36 | Diell |
| Berat | 19/36 | Diell |
| Vlorë | 21/33 | Diell re |
| Korçë | 16/30 | Diell |
| Gjirokastër | 17/35 | Diell re |
| Sarandë | 20/31 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI