Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e sotme vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane e relativisht të lagështa.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Hera herës vranësirat parashikohen deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje dhe në pjesën jugore të vendit.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit parashikohen reshje shiu të izoluara në formë shtrëngatash. Në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Masa ajrore të nxehta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri ne 4-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/38 | Diell re |
| Kukës | 20/37 | Diell re shi |
| Lezhë | 23/38 | Diell re |
| Dibër | 18/34 | Diell re shi |
| Durrës | 24/36 | Diell re |
| Tiranë | 26/38 | Diell re |
| Elbasan | 23/40 | Diell re |
| Berat | 19/39 | Diell re |
| Vlorë | 24/34 | Diell |
| Korçë | 18/30 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 19/37 | Diell re |
| Sarandë | 21/35 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI