Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme falë edhe vlerave të ulëta barike.
Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell në pjesën e parë të ditës.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe me kalimin e orëve reshjet përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit.
Në relievet e larta malore reshje të dobëta dëbore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/9 | Re shi/diell |
| Kukës | 3/6 | Re shi/diell |
| Lezhë | 5/10 | Re shi/diell |
| Dibër | 2/4 | Re shi/diell |
| Durrës | 8/16 | Re shi/diell |
| Tiranë | 7/15 | Re shi/diell |
| Elbasan | 6/16 | Re shi/diell |
| Berat | 3/14 | Re shi/diell |
| Vlorë | 6/14 | Re shi/diell |
| Korçë | 2/7 | Re shi/diell |
| Gjirokastër | 4/14 | Re shi/diell |
| Sarandë | 6/16 | Re shi/diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI