Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të shqiptarëve, raporton News 24. Burimet thanë se nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se këta dy persona, kanë nxjerrë nga sistemi listat e pagave.
Mbi dy personat është ngritur akuzë zyrtarisht. Urdhërarrestet janë firmosur nga Prokuroria e Tiranës. Nuk ka detaje të tjera për momentin mbi identitetin e personave që policia i ka çuar pas hekurave në paraburgim.
Operacioni policor është në vijim dhe burimet thanë se numri i të arrestuarve mund të rritet. Sipas News24, hetuesit e prokurorisë së Tiranës kanë mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë pasur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.
Skandali pritet të thellohet edhe më shumë, pasi prokuroria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndanë në mënyrë të pautorizyar listat e pagave të qytetarëve, më herët nxorën edhe databazen me të dhënat e njohura tashmë si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi