Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri në mesditë në pjesën më të madhe të vendit dhe prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash.
Ato do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurta lokale deri në orët e vona të mbrëmjes, kryesisht të përqëndruara në pjesën lindore të vendit.
Në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në lartësinë mbi 600-800 metra.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-12 m/s, ndërsa në lugina, në relievet e larta malore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin shpejtësi 13-22 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Prezencë e mjegullës së dendur lokale/mjegullinës në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje