Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se të njëjtat kushte atmosferike do të ndikojnë në vend edhe ditën e sotme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.
Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe kryesisht gjatë vijës bregdetare reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek por në momente me shtrëngata dhe stuhi era përkohësisht e vrullshme dhe intensitet deri në 10-12m/s. Valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/23 | Diell re/shi |
| Kukës | 14/23 | Diell re shi |
| Lezhë | 16/23 | Diell re/shi |
| Dibër | 12/22 | Diell re/shi |
| Durrës | 17/27 | Diell re/shi |
| Tiranë | 17/26 | Diell re/shi |
| Elbasan | 16/26 | Diell re/shi |
| Berat | 13/29 | Diell re/shi |
| Vlorë | 16/29 | Diell re/shi |
| Korçë | 12/24 | Diell re/shi |
| Gjirokastër | 13/28 | Diell re/shi |
| Sarandë | 16/28 | Diell re/shi |
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”