/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën veriore dhe me intensitet të ulët në atë qendrore të vendit. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave e stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindje-jugperendim 1-8m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/27 | Diell re shi |
| Kukës | 16/29 | Diell re shi |
| Lezhë | 18/28 | Diell re shi |
| Dibër | 12/29 | Diell re shi |
| Durrës | 20/31 | Diell re shi |
| Tiranë | 18/28 | Diell re shi |
| Elbasan | 17/30 | Diell re |
| Berat | 15/31 | Diell re |
| Vlorë | 18/30 | Diell re |
| Korcë | 13/26 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/30 | Diell re |
| Sarandë | 18/30 | Diell re |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi