Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi K. N., rezulton i vjedhur në Spanjë.
Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi K. N., u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi