Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri dhe mesatar.
Më pas duke filluar pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura dhe interval kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në monentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/10 | Re shi diell |
| Kukës | -1/7 | Re shi/borë diell |
| Lezhë | 3/9 | Re shi diell |
| Dibër | -1/6 | Re shi/borë diell |
| Durrës | 5/17 | Re shi diell |
| Tiranë | 6/18 | Re shi diell |
| Elbasan | 4/16 | Re shi diell |
| Berat | 5/18 | Re shi diell |
| Vlorë | 6/11 | Re shi diell |
| Korcë | -1/7 | Re shi/borë diell |
| Gjirokastër | 1/8 | Re shi diell |
| Sarandë | 5/11 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026