Për ditën e sotme në orët e para të mëngjesit parashikohet kalimi i një sistemi frontal shoqëruar me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Më pas moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash por nuk do të mungojnë reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtra.
Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites moti paraqitet kryesisht me kthjellime si dhe vranësira kalimtare pa praninë e reshjeve të shiut.
Era gjatë pjesës së parë të ditës do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-10m/sek.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës parashikohet tufan ere dhe shpejtësi që arrin deri në 15-25m/sek.
Për shkak të erës intensive parashikohet edhe dallgëzim i lartë i forcës 6-7 ballë në detin Adriatik e kryesisht në Jon.
Në pjesën e dytë të ditës intensiteti i erës bie 1-10m/s duke ulur gjithashtu dallgëzimin në det në forcën 1-2 balllë. Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/20 | Re shi diell |
| Kukës | 6/16 | Re shi diell |
| Lezhë | 10/22 | Re shi diell |
| Dibër | 5/15 | Re shi diell |
| Durrës | 14/23 | Re shi diell |
| Tiranë | 14/23 | Re shi diell |
| Elbasan | 13/22 | Re shi diell |
| Berat | 10/22 | Re shi diell |
| Vlorë | 14/23 | Re shi diell |
| Korcë | 6/17 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 8/22 | Re shi diell |
| Sarandë | 13/22 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.