/ Për ditën e nesërme parashikohet të vijojë përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë ndikuar nga aktiviteti i frontit të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të lagështa e të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 500 metër në relievet malore në verilindje dhe 800 metër në juglindje reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/10 | re shi |
| Kukës | 8/10 | re shi/bore |
| Lezhë | 8/9 | re shi |
| Dibër | 2/6 | re shi/bore |
| Durrës | 9/12 | re shi |
| Tiranë | 9/13 | re shi |
| Elbasan | 7/10 | re shi |
| Berat | 5/13 | re shi |
| Vlorë | 10/13 | re shi |
| Korçë | 1/8 | re shi/bore |
| Gjirokastër | 3/5 | re shi |
| Sarandë | 10/11 | re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI