SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 25 gusht 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellet, me pas prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë vranësira mesatare deri të dendura. Ne orët e mbrëmjes e në vazhdim mot me vranësira të pakta kalimtare e kthjellime.                       

Reshje me intensitet të ulët deri në mesatar të cilat do të jenë vrullshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht në pjesën juglindore të vendit.Ndërsa reshje shiu ne intensitet të ulët të karakterit lokal do të jenë në zonat kodrinore malore në veri –verilindje  të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër22/37Diell re
Kukës17/31Diell re shi
Lezhë25/35Diell re
Dibër16/32Diell re shi
Durrës23/37Diell re
Tiranë24/38Diell re shi
Elbasan21/38Diell re shi
Berat19/38Diell re shi
Vlorë21/37Diell re
Korcë16/30Diell re shi
Gjirokastër17/36Diell re shi
Sarandë23/33Diell re shi
error: