Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta dhe të thata si pasojë e aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare hera-herës deri dhe të dendura në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites. Në relievet malore dhe ato kodrinore përreth tyre në orët e mesditës dhe pasdites reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive 12-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/32 | Diell |
| Kukës | 16/29 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/31 | Diell |
| Dibër | 15/28 | Diell re shi |
| Durrës | 20/30 | Diell |
| Tiranë | 21/30 | Diell re |
| Elbasan | 18/31 | Diell re |
| Berat | 17/33 | Diell re |
| Vlorë | 19/31 | Diell |
| Korcë | 14/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/29 | Diell re |
| Sarandë | 18/30 | Diell |
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat