Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 nisin reshjet e dëborës.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi 12-19m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/15 | Re diell shi |
| Kukës | 5/13 | Re diell shi |
| Lezhë | 10/17 | Re diell shi |
| Dibër | 5/11 | Re diell shi |
| Durrës | 11/17 | Re diell shi |
| Tiranë | 10/19 | Re diell shi |
| Elbasan | 6/16 | Re diell shi |
| Berat | 6/17 | Re diell shi |
| Vlorë | 9/19 | Re diell shi |
| Korçë | 2/11 | Re diell shi |
| Gjirokastër | 5/15 | Re diell shi |
| Sarandë | 7/18 | Re diell shi |
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos