SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, temperaturat deri në 42°C

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta për shkak të të nxehtit afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare     1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe shpejtësi 5-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër26/39Diell
Kukës18/38Diell
Lezhë23/39Diell
Dibër20/37Diell
Durrës24/39Diell
Tiranë27/41Diell
Elbasan25/42Diell
Berat23/41Diell
Vlorë25/39Diell
Korçë21/36Diell
Gjirokastër21/41Diell
Sarandë22/38Diell
error: