Në të gjithë qytetet e vendit vijon puna për pastrimin e territorit në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit. “Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit, i cili është kthyer në punë të përditshme në gjithë vendin dhe do të vazhdojë pa u ndalur edhe gjatë gjithë sezonit veror sepse nuk është një aksion, por një operacion sistematik, i gjatë e i durueshëm, të cilit do t’i shkojmë deri në fund”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, foto me momente nga puna në qytetet e Durrësit, Sarandës, Tepelenës, Bulqizës, Malësisë së Madhe, Kavajës, Kukësit, Mallakastrës, Matit, Devollit, Kuçovës dhe Vorës.Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI