U hap te enjten në Tiranë edicioni i katërt i Panairit të Turizmit, “ITE Days 2022”, panairi më i madh i Ballkanit.

Ndërsa ndau foto nga ky panair, Agjencia Kombëtare e Turizmit theksoi se “ITE Days 2022” është një ngjarje që përmbush dëshirat e industrisë së turizmit në tërësinë e saj me një pjesëmarrje të gjerë nga entitete dhe kategori të ndryshme si destinacione, struktura akomoduese, agjenci udhëtimi dhe turë operatorë.

Ky panair, unik në llojik e tij përfshin më shumë se 100 ekspozues, platforma B2B, shitje direkte, oferta dhe mundësi promovimi.

Agjencia Kombëtare e Turizmit, partnere në organizimin e këtij panairi ka qenë prezente me stendën e saj ku dhe ka mbajtur prezantimin me temë “Menaxhimi i mbetjeve në strukturat akomoduese”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI