Shkrimtari, dramaturgu dhe regjisori Pëllumb Kulla tregoi pasditen e së shtunës në emisionin “Rudina” edhe një takim të shkurtër me diktatorin Enver Hoxha. Megjithëse takimi ishte tepër i shkurtër teksa Kulla po punonte në “Uzinën Enver”, ai qe i mjaftueshëm t’i ndryshonte rrjedhën e jetës.
Rudina: Zoti Pëllumb, di që për hir të një njolle që ju keni pasur në biografi, nuk ju jepej e drejta për të studiuar në Akademinë e Arteve dhe keni pasur kurajën të shkoni tek udhëheqësi i asaj kohe?
Pëllumb Kulla: Ai pati kurajën dhe erdhi afër makinës ku punoja unë (qesh).
Rudina: Si ka ndodhur historia?
Pëllumb Kulla: Unë dhashë prova në shkollën e lartë për aktor dhe nuk u pranova. U ankova natyrisht. Isha në një kurs me Robert Ndrenikën, Shpëtim Shmilin. Edhe ata nuk fituan.
Unë nuk fitova për shkak të biografisë, kisha gjyshin e pushkatuar në vitin 1945.
Pasi mu tha kjo e vërtetë mu desh ta zgjidhja dhe rasti e desh që Enver Hoxha të kalonte në “Uzinën Enver” pranë makinës metalprerëse ku punoja unë, në një shoqërim që i bënë ta për të parë një repart të ri.
Edhe unë ngrita dorën dhe e ndalova, dhe ai ndaloi e u soll shumë mirë me mua. Më priti me shumë ngrohtësi.
Unë i thashë nuk po hyj dot në shkollë për shkak të biografisë. Ai më tha të hysh patjetër. Si e quajnë të pushkatuarin?
Gjyshi im nuk ishte ndonjë eksponent i rëndësishëm, por kjo është një temë tjetër.
Shkurt hesapi më tha se ti je rritur në vitet e pushtetit tonë popullor dhe ti do të hysh patjetër dhe kjo u realizua dhe unë i jam mirënjohës sado që mund të kem shkruar me dhjetëra artikuj duke përmendur mizoritë e diktaturës etj, por mua ma bëri këtë, e theu vijën e vijën e partisë, të luftës së klasave.
Por nuk e theu për asnjërin për vëllezërit e mi, motrën time dhe kushërinjtë e mi deri në rendin e katërt, por unë isha me fat.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi