Një ngjarje e rëndë u shënua më 9 maji të këtij viti në Agio Petro Lefkim të Greqisë, ku një e re shqiptare u përdhunuar nga një grek.
47-vjeçari Dhimitri Aspioti, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçares bëhet me dije se është arrestuar në Korfuz.
Sipas raportimeve ai ka qenë i armatosur dhe ka bërë rezistencë.
Denoncimi për zhdukjen e shqiptares u bë nga burri i saj 32-vjeçar, i cili tha se u zgjua në mëngjes por nuk gjeti në banesë bashkëshorten. Ai tha për policinë se një nate më parë ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim dalje nga Korfuzi.
Aspioti në 2012 u dënua me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e 6 të rinjve britanikë në vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofkën “dragoi i Kavos”, por u lirua në nëntor 2019 duke shfrytëzuar një ligj të kohës në Greqi.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi