SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Policia jep detaje për vrasjen në Ksamil: Viktima rezulton portugez, jo francez! Në hetim edhe dy turq

Policia ka dhënë detaje të tjera për sa i përket identitetit të viktimës, 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të marte në Ksamil, ndërsa në fillim rezultoi të ishte shtetas francez. Sipas raportimeve, nga këqyrja e dokumentit të identifikimit është konfirmuar se 20-vjeçari është shtetas portugez. Ndërkohë, në hetim janë marrë edhe dy shtetas turq, të cilët ndihmuan në arratisjen e 29-vjeçarit Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:

Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje.///

error: