Në këto ditë me temperatura të larta dhe trafik të rënduar, punonjësit e Policisë së Shtetit u kanë ardhur në ndihmë edhe vizitorëve të Gjirokastrës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të punonjësve të policisë që ofronin shishe me ujë të ftohtë për vizitorët në Gjirokastër.
“Mirënjohje për punonjësit e Policisë për kujdesin e treguar duke u ofruar ujë të freskët qytetarëve dhe turistëve në Gjirokastër”, u shpreh Rama.
Turistët e huaj u shprehën të befasuar nga nisma e Policisë së Shtetit, ndërsa vlerësuan gatishmërinë e efektivëve të policisë për t’u ardhur në ndihmë.(Maela Marini)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI