Policia Rrugore e Vlorës dhe e Sarandës vijojnë monitorimin intensiv të akseve rrugore në të gjithë qarkun, me përdorimin e dronëve, radarëve dhe automjeteve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut me fluks të shtuar automjetesh.
Në fokus të kontrolleve janë drejtuesit e mjeteve që drejtojnë në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që shpesh bëhen shkak për ngjarje rrugore me pasoja.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë periudhës 01 – 06 gusht 2026, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh, konkretisht:
-14 janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
-1 është arrestuar për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë;
-4 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;
-5 janë proceduar në gjendje të lirë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë dëmtime të lehta.
Gjatë kësaj periudhe, në qarkun e Vlorës janë vendosur gjithsej 3344 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
1084 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;
605 masa administrative për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse;
10 masa administrative për parakalime të gabuara;
41 masë administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit;
59 masa administrative për xhama të zinj;
10 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
33 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
8 masa administrative për pozicionim të gabuar të mjetit;
57 masa administrative për drejtim mjeti, në efektin e alkoolit;
1437 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
🚓 Kontrollet e Policisë Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, në Vlorë dhe në Sarandë, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Ftohen qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.-përfundon komunikata e Policisë Rrugore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI