Në territorin e qarkut të Vlorës orët e fundit ka patur reshje të dobëta shiu, ndërsa vijon të ketë probleme në Delvinë, Finiq dhe Konsipol.
Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi tha sot për ATSH-në se “gjatë natës pati shkarje dherash në aksin Lukovë-Shën Vasil ku u ndërhy dhe aksi është i kalueshëm”.
“Problematikat vazhdojnë të mbeten ato të bashkive Delvinë, Finiq dhe Konispol ku për shkak të shirave të ditës së djeshme kemi prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra. Dhe ditën e sotme do të vazhdojë puna për pastrimin e tyre”, tha Allushi.
Sipas saj, problematike mbetet situata e një banese në fshatin Vllahat, ku rrezikohet për shkak të shkarjes së dheut.
Prefektja Allushi bën të ditur se edhe për ditën e sotme në Sarandë janë efektivet me mjete që do të ndihmojnë për evakuim e bagëtive.
Ndërkohë që niveli i Vjosës në Novoselë vazhdon me trend ulje aktualisht niveli është 7.45 m. (Klodi SARAÇINI).///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi