Pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë rajonin jugor gjatë 24 orëve të fundit, Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, zhvilloi në mbrëmje e së premtes në Nënprefekturën e Sarandës një takim urgjent me drejtues të bashkive të rajonit . Qëllimi i mbledhjes ishte koordinimi i veprimeve në terren për menaxhimin e emergjencave të mundshme dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës në zonat më problematike.
Në takim morën pjesë ekipet e emergjencave civile nga bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq, si edhe përfaqësues të trupave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit dhe strukturave të ushtrisë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi