Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado informoi sot qytetarët në lidhje me shpërndarjen e bonusit të fundvitit prej 5,000 lekë për 688 mijë pensionistët në të gjithë vendin.
Gjatë një konference për shtyp, Hado tha se “mbi 95,000 bonuse janë shpërndarë gjatë ditës së djeshme dhe sot deri në mesditë, ndërsa pritet që ky numër të vijojë të rritet, falë angazhimit të ISSH-së dhe institucioneve me të cilat bashkëpunohet për shpërndarjen e pensioneve”.
“Kategoritë që përfitojnë këtë lloj shpërblimi janë pensionistët e pleqërisë, pensionistët familjarë, pensionistët e invaliditetit, ata që përfitojnë pension social, personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, përfshirë dhe ish-ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes, Policisë së Shtetit, drejtorisë së burgjeve, zjarrfikësve, shërbimit informative shtetëror, dhe të gjithë kategoritë e tjera të cilat kanë dalë para kohe në pension, siç janë trajtimet e veçanta të minatorëve, të ish-punonjësve të Policisë Ushtarake, minatorët, metalurgët dhe naftëtarët që kanë dalë para kohe në pension”, tha Hado.
Ai theksoi se “këtë lloj shpërblimi e përfitojnë edhe të gjithë ata qytetarë të cilëve kjo e drejtë u lind deri në datën 31 dhjetor 2021″.
Ndërkohë, Hado sqaroi se “të gjithë ata që nuk kanë mundësi, ose nuk duan ta tërheqin këtë lloj shpërblimi gjatë ditëve të mbetura të muajit dhjetor, e kanë këtë të drejtë që ta marrin në momentin kur ata tërheqin pensionin dhe kjo e drejtë ruhet deri në 36 muaj”. “Pra, për aq kohë sa pensionisti nuk humbet të drejtën për të marrë pensionin e vet, njëkohësisht nuk humbet as të drejtën për të marrë shpërblimin”, tha Hado.
Gjithashtu, drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së sqaroi se për të eliminuar radhët e marrjes së shpërblimit, por njëkohësisht për të respektuar dhe masat anti-COVID është hartuar një grafik së bashku me Postën Shqiptare.
Sipas këtij grafiku, “gjatë paradites do të jepet kësti mujor i pensionit për muajin dhjetor plus shpërblimin, ndërsa nga mesdita deri në momentin që zyrat e Postës Shqiptare do të jenë hapur, do të marrin shpërblimin ata pensionistë që e kanë marrë pensionin deri më datën 15 dhjetor”.
“Për shembull, data e djeshme 16 dhe e sotmja 17 është ezauruar. Të gjithë ata që kanë marrë pensionin nga data 1 deri në datën 15 dhjetor janë planifikuar, sipas grafikut, që ta marrin shpërblimin në orët e pasdites, deri në 31 dhjetor, me qëllim që të mos mbetet asnjë pensionist që ka dëshirë që ta tërheqë pensionin brenda dhjetorit, por njëkohësisht edhe të mos krijohen grumbullime njerëzish dhe të respektohen masat anti-COVID”, sqaroi ai.
Pensionistëve që e marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi i fundvitit do t’u kalohet në llogarinë bankare të çelur për kreditimin e pensionit mujor. Kalimi i shpërblimit në llogarinë bankare do të bëhet në datën 20 dhjetor 2021.
Pensionistet që e kanë marrë pensionin e muajit dhjetor 2021 përpara datës 16 dhjetor dhe ata që do të paguhen pas kësaj date mund ta tërheqin shpërblimin e fundvitit sipas grafikut të mëposhtëm:
• në datën 17 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 dhjetor 2021,
• në datën 18 dhjetor do te tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në ketë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 2 dhjetor.
• në datën 20 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 3 dhjetor.
• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në ketë date dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-7 dhjetor.
• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 8- 9 dhjetor.
• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kane tërhequr pensionin në datën 10 dhjetor.
• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kanë tërhequr pensionin në datën 13 dhjetor.
• në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kane tërhequr pensionin në datën 14-15dhjetor.
• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe ato që e kane tërhequr pensionin në datën 16 dhjetor.
• në datën 29 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe raste të tjera që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.
• në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin këtë datë dhe raste të tjera që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.
Për pensionistet që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 17 dhjetor e në vazhdim///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata