-Qeparo, Himarë// Kryente ndërtime pa leje, por eshte vene në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet.
Policia gjate nje komunikate per mediat vuri ne dukje: Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë; gjatë kontrollit të territorit në fshatin Qeparo, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit P. P, banues në fshatin Qeparo.
Mesohets e arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith”, Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI