Në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare nesër do të zhvillohen ceremonia shtetërore dhe homazhet.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Homazhet publike do të zhvillohen në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Më 11:30 do të zhvillohet ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në 12:30 nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.
Ismail Kadare u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Qeveria shpalli datën 2 dhe 3 korrik ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.
Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe që prej fillimeve dhe përgjatë pesë shekujve të jetës së saj. Vepra e tij përbën një shtyllë të letërsisë shqipe.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI