Kryeministri Edi Rama nga Elbasani në një takim publik mbi bashkëqeverisjen, u shpreh se shumë shpejt hipoteka dhe legalizimet do të bëhen online.Sipas tij me këtë shërbim nuk do të ketë nevojë për mik e për shok duke shmangur kështu korrupsionin, teksa ka vënë theksin tek portli e-Albania si shumë fuksional dhe fasilitues.
“Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S’ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon adminitrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administatër dhe ka sanksione për personat përgjegjës”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!