Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer ditën e hënë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korçës Rama ka treguar edhe 3 skenarët e procesit të vaksinimit anti-COVID. Plani i parë sipas Ramës është ta kryejmë vaksinimin për 14 muaj. Skenari tjetër është të përfundojë për 18 muaj, i fundit për 22 ose 24 muaj.
Ndër të tjera kreu i qeverisë ndërsa komentoi vaksinimin, foli për një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës.
Numri i shkollave të ndërtuara të reja në këto 7 vjet është më i madh se të gjitha shkollat e ndërtuara apo të rikonstruktuara. Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim me qytetart në Korçë.
I pyetur nga një mësuese nëse duhej të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla, Rama iu përgjigj kësaj pyetje mes të tjerash duke thënë se shkollat që po rindërtohen janë me standarde europiane. Këtu shtoi se numri i shkollave të ndërtuara të reja në këto 7 vjet është më i madh se të gjitha shkollat e ndërtuara apo të rikonstruktuara më parë.
“Të falënderoj për pytetjen me spec dhe shpresoj të jenë kështu të gjitha. Goditja e tërmetit ishte fatkeqësi me përmasa të mëdha. Disa nuk mundën tja dalin dhe ti mbijetojnë goditjes,disa humbën familjarë, shumë u gjetën të pastrehë.
Shumë fëmijë u gjendën pa shkollë, kopësht e çerdhe, për ne ishte shumë e qartë që kjo ishte një krizë e madhe që duhej kthyer në një mundësi të madhe për të rindërtuar më mirë dhe më fort për njerëzit.
Rindërtimi është me standarde si të BE. Edhe në BE këto shkolla që janë rindërtuar do të hynin në mesin e më të mirave.
Ne patëm një sukses befasues në konferencën e donatorëve por ajo që ishte më e rëndësishmja dhe këtë shumëkush nuk e sheh dhe nuk e di është me atë mbështetje finaciare ne garantuam mundësinë që ne të jemi krejtësisht të lirë që të mund të shpenzojmë. I gjithë problemi do të ishte në rast se ne sdo ti kishim mundësitë të shpenzojmë.
Ne po bëjmë besoj një punë shumë të mirë.Ndërkohë që me shkollat e reja në vendet e tjera për të ardhur te ai speci i pyetjes, jemi përpjekur padiskutimtë rrisim standardet. Ka një rritje të standardeve por sështë një rritje uniforme.
Realizimi i projekteve të shkolla kryhet në bashkëpunim me pushtetin vendor. 27 mijë punëtorë të angazhuar për rindërtimin. Numri i shkollave të ndërtuara të reja në këto 7 vjet është më i madh se të gjitha shkollat e ndërtuara apo të rikonstruktuara të të gjitha viteve të tjera të mëparshme. Jemi munduar të bëjmë investime me shumë cilësi dhe me kosto të arsyeshme”, tha ai.////
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë