– “Rrugëtimin e Eneas së Trojës”. eshte perfshire së fundi ne nje itinerar kulturor dhe si i tille eshte çertifikuar nga Projekti i bashkëpunimit kulturor nderkombetar te Keshillit te Europës.
Kjo u be e ditur nga drejtori i Parkut Kombetar te Butrintit Eri Sulo i cili mori pjese ne nje Simpozium organizuar ne Edrene (Turqi)ne kuader te ketij Projekti.


“I nderuar të isha i ftuar nderi në simpoziumin arkeologjik të organizuar në Edremit (Turqi) nga projekti për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar i Këshillit të Europës, i cili ka çertifikuar si itenerar kulturor “Rrugëtimin e Eneas së Trojës”.”

Duke u shprehur ne statusin e tij ne FB Sulo permen se ” Qyteti Antik i Butrintit, i cili ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Butrint, sipas legjendës është ndërtuar nga trojanët. Enea u ndal edhe në Butrint, ku takoi një tjetër trojan, Helenin dhe Andromakën, nga ku më pas vijoi rrugëtimin e tij drejt tokës së premtuar. Pas rënies së Trojës Enea rrugëtoi në kërkim të një toke të re, ku ai të rindërtonte Trojën. “
Parku i Butrintit dhe MInistria e Kultures synojne qe Simpoziumi i radhes i nivelit nderkombetar te kete si mikprites Butrintin ne Shqiperi.
“Jemi duke parë mundësinë që simpoziumin e rradhës në nivel ndërkombëtar ta zhvillojmë në Butrint. Gjej rastin të falenderoj Ministrinë e Kulturës për mbështetjen dhe vëmendjen e pakursyer që shfaq për Parkun Kombëtar të Butrintit. -shprehet Eri Sulo
Luigi Maria Ugolini, nder arkeologet me te diskutuar ne historine e arkeologjise shqiptare, në librin “Butrinti, Miti i Eneas, germimet”.(botim i Shtepise Botuese “CABEJ), me parathenie te Prof.Neritan Cekës; ne pershkrimet e germimeve te tij arkeologjike ne Finiq e Butrint, e përmend veçmas Mitin e Eneas, si nje frymezim e nxitje per zbulimet e kryera ne qytetin antik”,perpara se t e mberrinte ne Shqiperi me misionin e tij ne vitin 1924/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI